Elvira Brahimasi është një vajzë 27-vjeçare, e cila edhe pse ka mbajtur dietë, ka frekuentuar palestrën dhe ka bërë vrap, nuk është aspak e kënaqur me trupin e saj.

“Pati një moment që mendova se nuk mund të ndryshoja dot, çfarëdo që të
bëja. E fjeta mendjen që nuk do vishja kurrë fundet dhe pantallonat që
doja nga forma e kofshëve të mia. Ishte shumë e vështirë të gjeja veshje
të përshtatshme për trupin tim dhe kjo gjë vihej re më shumë gjatë
verës”, shprehet Elvira. 

“Trupi nisi të më ndryshonte në moshën 20-vjeçare dhe më në fund mu mbush mendja se zgjidhja do të ishte vetëm një ndërhyrje kirurgjikale. Motra më këshilloi klinikën “KEIT” si mundësi dhe unë shkova të interesohesha”, tregon Elvira, e cila iu drejtua kësaj klinike për rimodelimin e kofshëve dhe belit të saj.

“Kur shkova në klinikën KEIT për konsultë, pashë albume me fotot e pacienteve të tjera që kishin bërë këtë lloj operacioni dhe duke shikuar rezultatet e mrekullueshme më iku frika dhe ankthi”, shton Elvira.

Anestezia spinale e përdorur për këtë operacion nga mjekët e klinikës KEIT është e lehtë dhe pacientja ishte në gjendje të lëvizte këmbët: “Nuk kuptova asgjë dhe nuk e besoja që kisha mbaruar punë. Dita e parë ishte më e vështira, por asgjë që nuk mund të durohej. Më pas gjithçka shkoi më së miri”, thekson Elvira.

27-vjeçarja tregon se operacioni ia vlejti: “Kam ndryshuar të gjitha pantallonat dhe fundet që kisha. Sa herë që dilja për të blerë diçka e kisha shumë të vështirë të gjeja rroba, ndërsa tani nuk e kam më këtë problem. Tani zgjedh çfarë të dua.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA