Posteri i filmit ‘Only God Forgives’ paraqet protagonistin e tij kryesor, Ryan Gosling, të rrahur keqas aq sa aktori 32-vjeçar mezi njihet nga fanset e tij të shumta.

Në filmin e tij më të fundit, i dashuri i Eva Mendes interpreton një ish-boksier të shndërruar në gangster, i cili lufton me një oficer policie në Bangkok për tu hakmarrë për vdekjen e vëllait të tij.

Kristin Scott Thomas interpreton nënën e boksierit, e cila e shtyn atë të të vrasë personin që i mori jetën vëllait.

Për këtë rol, Ryan Gosling ka bërë disa muaj stërvitje për të mësuar disiplinën e luftimit Muay Thai. Skenat e filmit janë xhiruar të gjitha në Tajlandë.

Në lidhje me këtë film, Gosling ishte shprehur më parë: “Është skenari më i çuditshëm që kam lexuar ndonjëherë.”

Nicolas Winding Refn është regjisori i filmit që do të shfaqet për herë të parë në mars të vitit 2013.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA