Bieber dhe Gomez rikthehen bashkë

20/11/2012 00:00

Justin Bieber dhe Selena Gomez u kanë dhënë fund lajmeve për një ndarje të tyre. Çifti është parë i kapur dorë për dore pas përfundimit të American Music Awards.

Në kalimin mbi tapetin e kuq, Bieber u shoqërua nga e ëma, çka përforcoi thashethemet për ndarjen me Selena Gomez. Por burime pranë çiftit thanë se Selena nuk dëshironte të shfaqej shumë në publik, ndaj iu shmang tapetit të kuq.

Adoleshenti kanadez u vlerësua me tre çmime në AMA, përfshirë këtu artisti i vitit dhe këngëtari më i mirë pop/rock mashkull.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA