Anne Hathaway: Dua një fëmijë!

20/11/2012 15:40

Nuk ka shumë kohë që është martuar dhe tani Anne Hathaway është gati për fëmijën e parë. Aktorja e famshme amerikane ka zbuluar se kërkon të nisë një familje sa më shpejt të jetë e mundur.

“Dua shumë të kem një fëmijë. Unë dhe bashkëshorti im po mendojmë ku të shkojmë për të jetuar në mënyrë që të formojmë familjen tonë”, theksoi aktorja që luan rolin e Fantine tek filmi ‘Të Mjerët’.

Këto deklarata, Hathaway i bëri në një intervistë për ‘The Hollywood Reporter’, revista që mblodhi së bashku aktoret Amy Adams, Naomi Watts, Helen Hunt, Sally Field, Marion Cotillard dhe Rachel Weisz.

Top Channel