Një vullkan në Zelandën e Re është pranë shpërthimit, ndërsa presioni i llavës në nëntokë është duke pësuar një rritje të vazhdueshme, paralajmëruan ekspertët.

Autoritetet i bënë thirrje të gjithë personave që të qëndrojnë larg malit Ruapehu, duke thënë se leximet e temperaturave të shkencëtarëve tregojnë një rrezik të shtuar për shpërthimin e llavës, në vullkanin më aktiv të Zelandës së Re.

”Situata e tanishme nuk mund të vazhdojë gjatë. Ruapehu është aq aktiv, sa që temperaturat po rriten me shpejtësi, shenjë se shpërthimi magmatik mund të jetë i afërt”, deklaroi një ekspert i vullkanistikës, në një televizion kombëtar.

”Prej disa javësh, temperaturat nuk po regjistronin atë rritje që ne parashikonim, por tashmë duket se kjo do të ndodhë. Me siguri, së shpejti do të kemi një shpërthim, përmasat e të cilit nuk jemi ende në gjendje që t’i parashikojmë”.

FOTO: Nga shperthimi i te njejtit vullkan, ne vitin 2007

Në monitorimet me aparatura të sofistikuara, ekspertët zbuluan se në disa qindra metra nën një liqen, i shtrirë mbi rrjedhën e llavës, temperaturat kanë arritur në 800 gradë celcius, ndonëse uji i liqenit, në momentin e realizimit të matjeve, ishte i nxehtë 20 gradë.

Një vullkan aktiv, ai i Ruapehut shpërtheu për herë të fundit në vitin 2007, duke shkaktuar tërmete në miniaturë, rrjedhje llave dhe shpërndarë inerte nga nëntoka për një rreze prej disa kilometrash, por pa shkaktuar viktima.

Krateri në majën e malit Ruapehu, ka një lartësi prej 2 797 metrash mbi nivelin e detit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA