Nishani nis takimet për Prokurorin

19/11/2012 00:00

Siç ishte paralajmëruar Presidenti i Republikës, Bujar Nishani do të
zhvillojë të martën takimet konsultative me krerët e grupeve
parlamentare për postin e kryeprokurorit të ri. 

Ne njoftimin per shtyp te Presidences theksohet se keto takime kane per qellim evidentimin e vlerave me te mira qe perfaqeson figura e ardhshme e kreut te akuzes, si nje pozicion i rendesishem ne sistemin e drejtesise.
Organizimi do te jete i njejte me ate te meparshmin per daten e zgjedhjeve. Takimi i pare do te jete ai i ores 10.00 me kreun e grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi. Ne 11 me ate socialist Ruçi, ne 12 me Lefter Koken e LSI e keshtu me radhe me 60 minuta diference edhe me Fatmir Mediun, Vangjel Dulen e Shpetim Idrizin.

Serish ne keto takime nuk do te jete pjese Fryma e Re Demokratike, e cila perfaqesohet ne Kuvendin e Shqiperise me Gazmend Oketen. Mbetet per t’u pare se cili do te jete pozicioni i partive te opozites per kete çeshtje, nderkohe qe qendrimi i kreut te shtetit duket i qarte persa i perket perfundimit te mandatit te Ina Rames.  Perpara ketij zinxhiri takimesh u perfol edhe per nje te tille mes presidentin Nishani dhe Kryeministrit Berisha qe megjithate mbeti i pakonfirmuar nga palet.

Top Channel