
Një projektligj për funksionimin e Shërbimit Informativ Ushtarak kaloi vetëm me votat e mazhorances ne Komisionin e Ligjeve.
Opozita u largua ne menyre demonstrative, ne shenje revolte per akuzat e ngritura ndaj ketij sherbimi, per pergjime te deputeteve te saj para dhe pas ngjarjeve te 21 janarit. Midis deputetit Damian Gjiknuri dhe kryetarit te ketij Komisioni Ilir Rusmali ka patur debate te ashpra.
Gjiknuri: Shërbimi Informativ i Ushtrisë u përdor në mënyrë antiligjore dhe antikushtetuese në atë të ashtuquajturin sulm ndaj rendit kushtetues në 21 janar…
Rusmali: Për këtë ke vetëm ti një pretendim dhe je jetim në këtë pretendim…
Gjiknuri: Do të me lini të flas. Nuk ke të drejtë të më ndalosh fjalën…
Rusmali: Mos na pengoni zhvillimin e mbledhjes…
Gjiknuri: Mos u mundo të shfrytëzosh pozicionin…
Projektligji i ri i funksionimit të SHIU-t, i sjellë në Kuvend parashikon disa ndryshime themelore, siç është mandatimin ne kohe te kreut të Shërbimit, si edhe percaktimin e raportimit perpara Kuvendit, në komisione apo nenkomisione parlamentare.
Top Channel