Një 50-vjeçar humbi organin e tij gjenital në Tajlandë, pasi një kure popullore që ai kishte ndjekur me qëllim zmadhimin dhe përmirësimin e rendimentit në këtë pjesë të trupit.
Tajlandezi injektoi me një shiringë vaj ulliri në gjenitale, pasi iu rekomandua “kura” prej miqve të tij.
Ndonëse metoda zmadhimi janë të mundshme nëpërmjet mjekësisë plastike, një metodë e tillë me vaj ishte e padëgjuar dhe nuk ka lidhje me asnjë studim të mëparshëm mjekësor.
Duke përdorur këtë mënyrë, 50-vjeçari i injektoi vetes vetëm një infeksion tejet të rëndë me natyrë kancerogjene, duke detyruar mjekët që të kryenin amputimin e organit për t’i shpëtuar jetën.
Mjekët e spitalit në Bangkok, duke ruajtur anonimatin e pacientit, vendosën të publikonin lajmin, për të ndërgjegjësuar popullsinë për paefektshmërinë e kurave popullore, të cilat në shumicën e rasteve vetën shkaktojnë përkeqësim apo probleme të tjera shëndetësore tek pacientët.
Top Channel