Gjeni që tregon ditën ekzakte të vdekjes

19/11/2012 17:00

Shkencëtarët kanë arritur të gjejnë një variacion gjenesh që ndikon në “orën biologjike” të njeriut në mënyrë aq të thellë, sa që është në gjendje të zbulojë pothuajse me saktësi të plotë ditën ekzakte kur një njeri do të ndërrojë jetë.

Ekipi i ekspertëve amerikanë që udhëhoqi eksperimentet shpreson të vendosë këto njohuri në funksion të përmirësimit të mjekimeve ndaj sëmundjeve si Alzeimer apo infarktet në zemër.

Studimi u publikua ditën e hënë, në një revistë shkencore amerikane.

Konkretisht, ekspertët shqyrtuan variacionin gjenetik në një mijë e dyqind 65-vjeçarë pa probleme të rëndësishme shëndetësore, të cilëve iu realizuan vlerësime të përvitshme neurologjike dhe psikiatrike për disa vite me radhë.

Në mënyrë të pabesueshme, ekspertët zbuluan se pothuajse të gjithë vullnetarët, që ndërronin jetë gjatë mbrëmjes ose në orët e para të mëngjesit, kishin një variacion të caktuar gjenetik të quajtur AG, ndërsa ata me variacionin GG, pothuajse të gjithë ndërronin jetë në orët e drekës ose pasdites.

Studime të mëtejshme të gjeneve, kanë dhënë të dhëna jopërfundimtare, edhe për aftësinë e parashikimit pothuajse me saktësi të plotë momentin që një sëmundje e caktuar, do të bëhet vdekjeprurëse për pacientin.

Tashmë, ekspertët vlerësojnë se duke thelluar njohjet në këtë fushë dhe duke ditur saktësisht se kur një sëmundje do të rezultojë vdekjeprurëse për pacientin, mund të gjenden mënyra më efikase për mënyrën se si duhet mjekuar dhe rritur jetëgjatësia e të prekurit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA