“Gërdeci” në Gjykatën e Apelit

19/11/2012 00:00

Prokurorisë së Apelit i është dashur pothuajse një ditë që të lexojë
ankimimin voluminoz mbi të cilin organi i akuzës kundërshton vendimin e
Shkallës së Parë.

Duke ja lene radhen here pas here njeri-tjetrit, dy prokuroret Shkelqim Hajdari dhe Edmond Hyka u jane referuar provave dhe fakteve mbi te cilat Gjykata e Apelit, sipas tyre duhet te rrezoje vendimin e gjyqtareve Ridvan Hado, Shefkie Demirajt dhe Fatmira Hajdarit.

Prokuroret thane se Gjykata e Tiranës është treguar kontradiktore dhe se ka gabuar kur interpreton akuzën e vrasjes me dashje, e cila sipas kësaj gjykate nuk është kryer as nga subjekti ‘Albadamil’ dhe as nga te akuzuarit e tjere. Por ndersa Gjykata e Tiranes shprehet ne vendimin prej mese 500 faqe se do te ishte e palogjikshme te thuash se te pandehurit kishin qellim te vrisnin ne nje kohe qe vete ata ndodheshin pak minuta para shperthimit ne kete fabrike prokuroret e Apelit mendojne te kunderten.

Si argument me te forte, prokuroret sollen shpjegime te tilla si “te pandehurit me dashje kane perdorur metoda te papershtatshme per demontimin ne Gerdec, me dashje kane punesuar personel te pakualifikuar dhe po me dashje kane marre madje ne pune edhe femije te mitur”.

Prokurori u shpreh se te pandehurit perdoren amerikanin Patrik Henri per kontratat e nevojshme, emer i cili mbetet ende i lakuar per pozicionin e tij ende te pasqaruar plotesisht ne gjithe kete proces.Gjykata e Tiranes  shpalli dhjete pafajesi, 99 vite burg ne total dhe 40 milione gjobe. Po kete te hene ishte ne Gjykaten e Lartë edhe procesi ndaj ish-Ministrit te Mbrojtjes Fatmir Mediu, proces i cili u shty per shkak se pala paditese nuk kishte sjelle listen e deshmitareve qe do kerkohet per t’u degjuar ne proces.

Top Channel