Kompania amerikane “SpaceX” paralajmëroi europianët se anija e tyre hapësinore “Ariane 5” nuk ka asnjë shans që të konkurojë me “Falcon 9” të hedhur së fundmi në treg prej tyre.

Drejtori ekzektutiv i kompanisë amerikane tha për BBC se “SpaceX” me produktin e saj të ri ka marrë kontratat që më parë i kish “Ariane 5” dhe i bëri thirrje kompanisë europiane që të punojë për modeline pasardhës, “Ariane 6”.

“Ariane 5 s’ka asnjë shans. Përvec performancës, që nuk mund të krahasohet me Falcon 9, ajo edhe kushton shumë herë më shumë”, deklaroi Elon Musk, kreu ekzekutiv i “SpaceX”.

E ardhmja e “Ariane”, nëse do të vazhdohet me modelin 5 të saj, apo nëse do të investohet për të hedhur “Ariane 6” do të jetë kryefjala e takimit të agjencisë hapësinore europiane ESA në Napoli.

Shkencëtarët dhe studiuesit e hapësirës shprehen skeptikë për rënien dakort mes vendeve anëtare të agjencisë për të investuar në “Ariane 6”, nisur kjo nga kriza financiare që ka kapluar mjaft vende anëtare me kontribut të rëndësishëm në këtë agjenci.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA