Vlerësime të njëjta në thelb për rolin kyç të Kosovës në krijimin e
shtetit shqiptar bashkuan Sali Berishën dhe Edi Ramën në një konferencë
të organizuar nga shteti i Kosovës në 100-vjetorin e Pavarësise së
Shqipërisë.

Duke iu referuar historise qe nga Lidhja e Prizrenit, Sali Berisha e cilesoi kosven djepin e ndergjegjes kombetare dhe idese se Shqiperise etnike. Edi Rama foli per rolin vendimtar te kryengritjes se 1908-es dhe kontributin konstant qe Kosova dha ne perpjekjet per pavaresine e Shqiperise. Te dy se bashku, pavaresisht ngjyrimeve qe i dhane fjaleve, besonin tek bashkimi kombetar, jo permes ndryshimit te kufijve, por veprimeve te perbashketa si nje komb i vetem ne te dy shtetet shqiptare, per te kapercyer ndarjet qe diktoi dhunshem shekulli i kaluar, te udhehequr nga synimi po ashtu i perbashket per integrim europian.  

“Te bejme gjithcka per te bere kufijte te parendesishem. Masa te tjera shtese qe te njesojne teresisht standardet, normat, praktikat dhe te bejne qe shqiptaret te ndjehen nje, kudo qe ata jetojne, duke respektuar kufijte ekzistues aktuale nderkombetare. E drejta e bashkimit kombetar eshte e drejte e shenjte, por ajo duhet te frymezohet, te udhehiqet nga interesi kombetar dhe interesi kombetar eshte qe shqiptaret te mos humbasin asnje pellembe territor. Cdo lloj rivizatimi i territoreve do te shoqerohej me humbje te territoreve te reja. Ne jemi te perkohshem, territoret jane te perjetshme”, tha Berisha.

“Eshte e lehte te tundim flamurin e patriotizmit dhe nacionalizmit per te spostuar gjetke vemendjen nga problemet reale qe kemi ketej dhe andej kufirit. Eshte e veshtire, por eshte e vetmja detyre ne te vertete patriotike qe kemi, qe kete flamur dhe kete amanet qe  misherohet ne kete flamur ta perkthejme ne politika dhe ne nderveprim me njeri-tjetrin, te atille qe gjeneratave qe vijne te mos u trashegojme plaget ende te hapura qe thellohen, per fat te keq vit pas viti, si rezultat i asaj qe trasheguam nga nje e shkuar shume e veshtire dhe shume e hidhur perbashket”, tha Rama.

Mesazhi nuk mund te mos vinte i njejte nga Kosova, qe ne kete 100-vjetor te Pavaresise se Shqiperise, eshte e lire dhe e pavarur.

Top Channel