Çamët, festë dhe kujtesë
18/11/2012 20:48
Qindra flamuj kombëtarë, të vendosur në bulevardet “Bajram Curri” dhe “Zhan D’Ark”, janë urimi i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shoqatës Çamëria dhe Klubit të Patriotëve të Rinj, për 100-vjetorin e Pavarësisë.
Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU-së, theksoi: “Ne sot nuk duhet të harrojmë, që vetëm një vit më vonë, ajo që kemi quajtur këtu si skena e krimit, i ndau shqiptarët padrejtësisht në 5 shtete. Sot jemi këtu për t’u bërë thirrje bashkëkombasve tanë, kudo që ndodhen, që të gjithë të luftojmë për bashkimin kombëtar”.
Por, ndërsa bën thirrje për bashkim kombëtar, interesit të gazetarëve lidhur me zyrtarizimin e “Lëvizjes Çame”, një ditë më parë, zoti Idrizi preferon të mos i përgjigjet.
Top Channel