Tajvan, kapet peshkaqeni-rekord

17/11/2012 00:00

Një peshkaqen i gjatë 5.3 metra dhe që peshonte 1.5 ton është kapur nga
peshkatarët në Hsinkang, lokalitet në lindje të ishullit të Tajvanit.

Bëhet fjalë për një Longfin Mako Shark, lloji më i madh i familjes së peshkaqenëve pas peshkaqenit të bardhë.

Ky është ekzemplari i tretë më i madh i kapur në më pak se një javë në brigjet lindore të ishullit aziatik.

Por speciet e rralla të peshkaqenëve nuk janë ekskluzivitet vetëm i vendeve të largëta. Më herët gjatë muajit, në Vlorë peshkatarët kapën një peshkaqen-tigër, që peshonte rreth 400 kg.

Peshkatarët treguan se kishin vite që peshkonin në det, por nuk kishin hasur kurrë në një peshkaqen kaq të madh dhe me një peshë prej 400 kg.

Ardhja e këtij peshkaqeni kaq afër në ujërat e cekta mendohet të ketë ndodhur si pasojë e ushqimit të bollshëm që ndodhet në thellësinë 150 metra, thellësi ku dhe u kap nga rrjetat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA