Shtëpia e Winehouse rrezikon çekiçin

17/11/2012 00:00

Shtëpia në veri të Londrës e këngëtares Amy Winehouse rrezikon t’i
nënshtrohet “çekiçit” nëse nuk shitet në ankandin e radhës, pas
dështimit të ankandit të parë.

Shtëpia në Camden Square ishte nxjerrë në shitje në muajin maj nga familja e Amy për 2.7 milionë stërlina, ndërsa tani do të ofrohet me një çmim më të ulët prej 1.8 milionë.

Ankandi i radhës do të bëhet në selinë e kompanisë Bafta më 3 dhjetor. Në katalogun e ankandit nuk përmendet që shtëpia ka qenë e këngëtares.

Trupi i 27-vjeçares Winehouse u gjet i pajetë në shtëpinë e saj më 23 korrik 2011. Vdekja e saj erdhi pas konsumimit të një sasie qetësuesish dhe alkooli, pesë herë mbi limitin e lejuar.

Fansat e saj e kthyen një shesh të vogël që shihej nga shtëpia në një përmendore, pak ditë pasi këngëtarja e “Back to Black” ndërroi jetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA