Rama: Vëmendja jonë tek arsimi

17/11/2012 00:00

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama është ndalur në qytetin e Korçës në
kuadër të konsultimeve për programin e arsimit, ku përpara qindra
qytetarëve ka bërë një skaner të arsimit në tërësi, duke u ndalur tek
gjendja e nxënësve por edhe e infratrukturës së shkollave.

Zoti Rama ka evidentuar se gjatë ketyre viteve ka një ulje të ndjeshme të të rinjve që mbarojne shkollen pedagogjike per shkenca ekzakte, cka ka cuar ne mungese te mesuesve per keto profile

“Mësuesit e anglishtes, të matematikës, fizikës, gjeografisë, kimisë po kthehen në specie në zhdukje, ndërkohë që në Shqipëri mund të gjesh me qindra juristë.Duhet një reformë dhe një risistemim të gjithë strukturës së arsimit tonë”, thotë Rama.

Rama kembenguli ne orientimin e arsimimit drejt profesioneve pasi arsimi sot nuk i pergjigjet tregut te punes.
Deputetja Ledi Shamku ka sjelle nje analize te plote te altertekstit dhe te gabimeve te medha qe gjenden ne to. Edhe Dita e Çlirimit te Shqiperise ne tekstet e historise jepet ne dy data te ndryshme.

Rama ka theksuar qe gjate ketyre viteve perqindja e analfabetizmit ka shkuar ne 15 per qind. Ne shume zona te vendit shkollat jane mbi dy ore larg ne kembe dhe nje pjese e madhe e vajzave detyrohen ta braktisin shkollen pa mbyllur ciklin e detyruar. Arsimi ka probleme me emerimin e mesueve ne menyre politike, çka ka ndikuar edhe ne cilesi.

Ne kete takim, ku Partia Socialiste ka bere edhe prezantimin e plote të programit mbi arsimin, ka qene i pranishëm edhe deputeti i zonës së Korçës Ben Blushi.

Top Channel