Niveli i lartë i ndotjes së ajrit në qytetet e mëdha lidhet ngushtë me plakjen e trurit, vlerësoi një studim i realizuar së fundmi.

Sipas zbulimit të shkencëtarëve, ekspozimi ndaj niveleve të larta të ndotjes, dëmton funksionet e trurit, duke e plakur atë deri me tre vjet më shumë në moshën mbi 50-vjeçare.

Studime të mëparshme kanë lidhur cilësinë e ajrit gjithashtu me probabilitetin për prekjen nga sëmundjet kardiovaskulare apo ato të aparatit të frymëmarrjes.

Në një testim të kryer mbi 15 mijë të moshuar, kërkuesit e Institutit Amerikan për Plakjen arritën të zbulonin se papastërtitë e thithuta, nuk depozitohen vetëm në mushkëri, por godasin edhe trurin.

”Si rrjedhojë e procesit të natyrshëm të dobësimit të organizmit dhe funksionit të tij me kalimin e moshës, persona mbi 50 vjeç janë veçanërisht të rrezikuar nga ndotja dhe cilësia e keqe e ajrit”, deklaroi doktoresha Jennifer Ailshire, e Universitetit të Karolinës Jugore.

”Ndotja është lidhur ngushtë me problemet kardiovaskulare apo të mushkërive, por studimet tregojnë edhe një lidhje të qartë në rënien e kapacitetit të trurit, i cili në personat që jetojnë në ambiente me ndotje të lartë të ajrit, ka në një moshë deri në tre vjet më të lartë se mosha reale e organizmit”, shtoi Ailshire.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA