Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka pësuar çarjen e parë, pas zyrtarizimit të Lëvizjes Çame, një organizem i ri që ka shprehur kundërshti të forta për mënyren e drejtimit të kësaj force politike nga lidershipi aktual.
“Zoti Idrizi flet sot pas katër vitesh sikur këto vite të mos ekzistonin dhe sikur të mos kishte pasur kohë të mjaftueshme për të nisur një çështje ligjore, protesta, memoriale e libra për çështjen çame. Ky është ndryshimi midis nesh dhe tyre, nuk jemi turistë e individë me një axhendë ekonomike bashkëngjitur me pushtetin. Katër vjet mbase nuk dalin për të bërë milionat që dikush ka në mendje, por katër vjet të hedhura poshtë janë një fatkeqësi”, deklaroi Artur Dojaka, drejtuesi i Lëvizjes Çame.
Protestë kundër Kseres
Ndërkohë, klubi i patrioteve te rinj kane protestuar perpara Ministrise se Punes kunder takimit qe ka patur drejtuesi i ketij dikasteri, Spiro Ksera, me deputete te partise neonaziste greke (“Agimit të Artë”).
“Çdo individ, përfshi ministër e deputetë, duhet të zgjedhin sot nëse janë me shumicën e shqiptarëve, grekëve, italianëve, gjermanëve dhe të gjithë europianëve që mendojnë se nazismi është një e keqe e madhe që i ndodhi Europës apo është pro tyre. Ne kërkojmë që çdo individ të përcaktojë vendin, Ksera ka bërë një veprim të patolerueshëm dhe klubi i patriorëve nuk do ta tolerojë këtë”, theksoi Ardit Bido, pjesëtar i këtij forumi.
Top Channel