Hedh prostitutën nga ballkoni, ngel tek dritarja komshiut

17/11/2012 16:45

Një prostitutë në Barcelonë shpëtoi në mënyrë të pabesueshme, nga agresioni i një klienti anglez, që e hodhi nga kati i tretë i banesës së tij, pas një mosmarrëveshje mbi shërbimin.

Për fatin e mirë të 27-vjeçares nigeriane, ndërsa ishte në rënie të lirë, fundi që kishte veshur iu kap mbi një tel metalik, i dalë nga dritarja e katit të poshtëm.

Teli frenoi rënien e saj nga 10 metra lartësi, rënie potencialisht vdekjeprurëse.

Gjithçka ndodhi në fraksion sekondash, ndërsa punonjësja e seksit, u zbrit nga zjarrëfikësit disa minuta më vonë, pas një përvoje të shkurtër aspak të këndshme të qëndrimit pezull në ajër.

Mashkulli, 41-vjeçari Joseph Stephen, u arrestua disa orë pas këtij episodi nga policia e kryeqendrës së Katalunjës, ndërsa mbi të rëndon tashmë akuza e tentativës së vrasjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA