Dështon darka e pajtimit mes Bieber e Gomez

17/11/2012 17:35

Një darkë pajtimi midis Justien Bieber dhe Selena Gomezit dështoi ditën e premte në një mënyrë spektakolare.

Mediat rozë, raportuan se dy të rinjtë, disa ditë pasi konfirmuan ndarjen e tyre, vendosën të darkonin në një prej restorantëve më të njohur të Los Anxhelosit.

Megjithatë, fotografët nuk patën nevojë për shumë kohë që të shihnin çiftin duke u larguar, pasi vetëm mintua pas nisjes së darkës, Selena doli stuhishëm nga restoranti, dukshëm e nervozuar me 18-vjeçarin, këngëtarin e konsideruar si një idhull për shumë adoleshentë.

Një orë më pas, Bieber u fotografua përpara vilës së rrethuar me kangjella të Gomez, duke iu lutur që ta lejonte të hynte brenda, por pa pasur sukses në bindjen e ish-të dashurës.

Ndërkohë, janë zbardhur më shumë detaje rreth ndarjes së Justin me Gomez, me këtë të fundit që duket se mbeti e tërbuar nga vendimi i këngëtarit për të kaluar disa kohë përkrah një modeleje të “Victoria Secret”.

Gjithashtu, duket se Selena është pranë nisjes së një marrëdhënie edhe ajo nga ana e saj, me reperin Lil Twist, me të cilin janë barë së tepërmi të afërt kohët e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA