
Aleanca Kuqezi është ndalur sërish në qytetin e Korçës, prej nga kreu i
saj Kreshnik Spahiu ka deklaruar se 28 Nëntori i gjen shqiptarët të
copëtuar e të ndarë në dy shtete.
Sipas Spahiut, shqiptarët po përjashtohen nga familje e madhe europiopiane për herë të tretë dhe kjo po ndodh pikërisht për faj të politikanëve.
“Dita e Pavarësisë po afron, por ajo nuk është dita e 100 vitesh shtet. Shqiptarët kanë 100 vite pavarësi, por ata janë të ndëshkuar dhe të dënuar, të jetojnë në shumë shtete, ata ende nuk kanë një shtet të tyren, por janë të copëtuar, ata jetojnë në dy shtete shqiptare, ata jetojnë në 5 shtete të huaja dhe sot ne vijmë me një dëshirë dhe një qëllim dhe me një premtim që ta shndërrojmë në Nëntorin e Tretë të shqiptarëve. Shqipëria ka kaluar një shekull, po një shekull regres dhe jo një shekull progres”, tha Spahiu.
Top Channel