
Më 17 Nëntor plot 68 vite më parë, Tirana kryeqyteti i shqiptarëve u
çlirua nga forcat e ushtrise naziste.Por sot në kremtimin e kësaj dite
të rëndësishme për të gjithë shqiptarët, politikanët kanë qenë të ndarë.
Kreu i Bashkise dhe deputetët e Partisë Demokratike kanë zgjedhur Varrezat e Dëshmorëve, ku Kryebashkiaku ka theksuar se ky 100-vjetor duhet të na shërbejë për bashkim dhe jo përçarje.
“Në këtë 100-vjetor, unë uroj si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, që sakrifica e atyre që ranë për çlirimin e kryeqytetit, të shërbejë si një burim frymëzimi për bashkim dhe jo për përçarje. Sot, kur një pjesë e ëndrrave dhe idealeve të tyre për një Shqipëri demokratike, të përparuar, evropiane janë realizuar apo janë kaq pranë realizimit, detyra jonë është të mos përsërisim gabimet e së shkuarës por të bashkohemi të gjithë për t’i dhënë qytetit tonë, vendit tonë, popullit dhe kombit tonë atë që meriton”, tha Basha.
Nga ana tjeter këshilltaret e Partise Socialiste dhe qindra qytetare jane mbledhur ne sheshin prane Ushtarit te Panjohur simbol i dites se clirimit te Tiranes, ku pasi kane nderuar te gjithe deshmoret, kane bere thirrje per mos ndryshimi te historise dhe fakteve te saj.
Operacioni ushtarak për climin e Tiranës filloi nga tetori deri në 17 nëntor të 1944. Bilanci i 20 diteve luftimi ishte, forcat partizane 220 ushtarë, mbi 2 mijë ishte numri i ushtarëve gjermanë të vrarë, ndërsa 500 ushtarë dhe oficerë gjermanë u zunë robër.
Top Channel