2 të humbur në New Orleans nga zjarri

17/11/2012 00:31

Katër personat e plagosur ishin në gjendje kritike për jetën në spital, tha një zëdhënëse. Më herët, rojet bregdetarë të SHBA-ve thanë se 2 persona kishin ndërruar jetë.

Platforma e prodhimit të naftës zotërohet prej Black Elk Energy dhe ndodhet rreth 25 milje (40 km) në jug-lindje të Grand Isle. Zjarri, i cili shpërtheu përpara orës 09:00 (16:00), tashmë është shuar tërësisht.

Rojet bregdetare thanë se 26 persona ndodheshin në platformë, kur nisi zjarri. 20 njerëz u evakuuan menjëherë, thanë ata.

Në një njoftim për shtyp në New Orleans, kapiteni i Rojes Bregdetare, Ed Cubanski, tha se aparati për shpimin e puseve të naftës nuk po funksiononte kur nisi zjarri, kështu që nuk ka rrjedhur aspak naftë, duke mohuar kështu frikën për një katastrofë mjedisore.

Një sasi e vogël nafte u derdh, kur punëtorët prenë një nga linjat e platformës me një pishtar shkëlqyes, siç raportohet mbi sipërfaqen e ujit.

“Nuk do të ketë një shkarkim të pakontrolluar nga çdo gjë, që jemi duke u marrë tani”, tha kapiteni Cubanski.

Roja bregdetare e SHBA dislokoi anije dhe aeroplanë drejt platformës për t’iu përgjigjur zjarrit, tha një zëdhënës i BBC, teksa kërkimet vazhdojnë për njerëzit e humbur.

Top Channel