Qandil: Të ndalet agresioni izraelit

16/11/2012 00:00

Kryeministri egjiptjan i dënoi ashpër sulmet izraelite mbi Gaza gjatë ndalesës së shkurtër në territor.

Hisham Qandil, qe brenda tre oreve te vizites atje, shkoi ne nje spital e u takua edhe me lideret politike te Hamasit, tha se agresioni izraelit duhet te ndaluar. Ne kohen qe ai bente keto deklarata, episodet e dhunes ne kufi vazhdonin.
 
“Kjo eshte nje tragjedi per te cilen askush nuk duhet te heshte. E gjithe bota duhet te mbaje pergjegjesi per kete sulm”, tha Qandil.

Ndërkohë, Presidenti Mohamed Mursi deklaroi se Egjipti nuk do të braktisë kurrë banorët e Gazas dhe dënoi sulmet izraelite duke i cilësuar ato si një aggression i pashembullt.

Deklarata u lëshua në kohën kur kryeministri egjiptian vizitonte territoret palestineze të goditura nga bombat izraelite. 

Zyrtarët izraelitë të sigurimit kanë paralajmëruar banorët të strehohen nëpër ndërtesa të fortifikuara me të dëgjuar sirenat. Shkollat dhe bizneset në jug të Izraelit janë të mbyllura në një rreze prej 40 kilometrash nga kufiri me Gazën nga frika e raketave te  militantëve palestinezë.

Ministri i Shëndetësisë në Gaza, Mufeed Mkhallalati thote se dhuna mund te vazhdoje te pershkallezohet dhe se zyrtaret atje jane pergatitur për skenarin më të keq nga ana e Izraelit. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi nga ana tjeter se  qytetarët e Izraelit janë në mbështetje të veprimeve ushtarake. netaniahu ka marre nje telefonate nga presidenti amerikan barak obama qe i shprehu mbështetjen e Shteteteve të Bashkuara për të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje. Obama ka biseduar edhe me presidentin egjiptian Mohamed Morsi, i cili ka rënë dakord të punojë për të qetësimin e situatës sa më shpejt që është e mundur.

Gaza, 85 raketa brenda 45 minutash

Rreth 85 raketa kanë shpërthyer këtë mëngjes në Gaza në harkun kohor të 45 minutave, duke shkaktuar dy të vdekur dhe duke mbushur me tym të zi gjithë zonën.

Ushtria izrealite ka bërë të ditur se kishte marrë si shënjestër baza tokësore të përdorura nga militantët palestinezë, duke hedhur raketa drejt tyre.

Top Channel