Udhëheqësi historik i së djathtës ekstreme franceze, Jean-Marie Le Pen, ka pasur një eksperiencë homoseksuale me një politikan tjetër.

Të paktën, kjo është ajo që shkruhet në një libër të publikuar prej dy gazetarëve investigativë, me titullin “Le Pen, një histori franceze”.

Publikimi vjen tronditës për miliona mbështetës të Frontit Kombëtar, të cilët kanë vlerësuar ndienjat kombëtare dhe katolicizmin “e kulluar”, të politikanit 84-vjeçar.

Le Pen, i cili u rendit i dyti në garën presidenciale përballë ish-Presidentit Chirac në vitin 2002 dhe që i ka dorëzuar së fundmi partinë të bijës Marine, sipas gazetarëve, ka pasur një marrëdhënie me Andre Labarrerre, ish-deputet dhe kryebashkiaku i qytetit të Posë.

Në libër figuron një letër, në të cilën Labarerre pranon një “histori të këndshme me Le Pen” në vitet 1970, ndërsa një dekadë më vonë, lideri i Frontit Kombëtar shkroi një letër, drejtuar politikanit, ku midis të tjerash shkruhej: “Në kujtesë të momenteve të veçanta të kaluara së bashku”.

Libri, gjithashtu kritikon “babain” e së djathtës ekstreme duke e konsideruar si vetëm të interesuar në fitimin e parave, e jo në politikë apo pasjen e një pushteti real për të ndryshuar.

Libri, i cili ka njollosur figurën e Le Pen edhe me disa skandale të tjera është cilësuar prej 84-vjeçarit si “një marrëzi dhe fantazi e sëmurë”, e cila ka vetëm si qëllim të dëmtojë reputacionin e tij dhe të partisë me të cilën figura e tij është e lidhur në mënyrë të pazgjidhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA