Gjirokastër, tentoi të vrasë me makinë, prangoset

16/11/2012 00:00

Policia e Gjirokastrës prangosi shtetasin Neritan Beja, i cili dyshohet për tentativë vrasje.

Sipas informacioneve të marra nga uniformat blu të qytetit jugor, Neritan Beja ka përplasur me dashje me makinë një shtetas tjetër.

Dëshmitë nga vendngjarja thanë se autori, pas debateve me viktimën, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, ka tentuar ta vrasë atë duke e përplasur me automjetin e tij.

Viktima e ngjarjes së rëndë është shoqëruar menjëherë në spital në gjendje të rëndë, ndërsa autori është prangosur nga uniformat blu nën akuzën e tentativës së vrasjes.

Top Channel