Ibra, eurogol ndaj Anglisë, Franca mposht Italinë

15/11/2012 03:48

Ndeshja më e zhurmshme e miqësoreve të ditës së mërkurë, ishte ajo mes Suedisë dhe Anglisë, e përfunduar me fitoren 4-2 të vendasve, që inauguronin stadiumin e tyre të ri.

Në këtë takim ka shpërthyer ish-sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovich, aktualisht te PSG-ja në Francë, duke shënuar plot 4 gola në portën e “Tri Luanëve”, nga të cilët ja vlen të theksohet goli me rroveshatë nga rreth 27 metra, ku u kombinuan teknika e jashtëzakonshme e këtij lojtari, me saktësinë e pagabueshme të tij.

Për Anglinë shënuan Welbeck dhe Caulker, duke i gëzuar anglezët vetëm përgjatë pjesës së parë, pasi në të dytën Ibra vendos gjithçka me “tripletën” e minutave të fundit.

Dy prej superfuqive të Europës, Holanda dhe Gjermania, u përballën kokë më kokë në një ndeshje miqësore, por asgjë nuk mund t’i ndajë rivalët e betuar, nga një barazim pa gola.

Mali i Zi u ngjit në krye të grupit eliminator, ku ndodhet edhe Anglia, pas fitores së pastër 3-0 ndaj inferiorëve të San Marinos.

Ish-trajneri i Anglisë, Fabio Capello, pa Rusinë e tij të barazonte 2-2 me SHBA-të në një tjetër takim miqësor.

Sulmuesi i Manchester City-t, Mario Balotelli, tronditi traversën për Italinë, pas një gjuajtje nga distanca në minutën e 10-të, përpara se talenti i Milanit, Stephan El Shaarawy, i cili ka shënuar 8 gola në Serinë A këtë sezon, të shfaqte një tjetër performancë të mirë edhe me kombëtaren, duke shënuar golin e vetëm për “azzurri”-t në Parma.

Por, avantazhi i tyre zgjati më pak se 2 minuta, pasi Mathieu Valbuena barazoi për Francën, përpara se Gomis të shënonte golin e dytë, pas pasimit të marrë nga Patrice Evra.

Si Holanda edhe Gjermania kishin mungesa të theksuara të titullarëve në përballjen e tyre në Amsterdam, e cila rezultoi në një ndeshje të mërzitshme me shumë pak raste.

Sulmuesi i Dortmundit, Marco Reus, mund të kishte shënuar golin e fitores në kohën shtesë për gjermanët, por goditja e tij përfundoi mbi traun e portës.

Gjuajtja e Elsad Zverotic në pjesën e dytë i dhuroi Malit të Zi fitoren ndaj San Marinos, pas dygolëshit të Andrija Delibasic gjatë pjesës së parë.

Mali i Zi ka 10 pikë në 4 takime në grupin H, ndërsa Anglia vetëm 8 pikë në po kaq ndeshje.

Capello, që mori drejtimin e Rusisë gjatë verës, e rriti numrin e ndeshjeve pa u mposhtur në 6 të tilla, pas barazimit me SHBA.

Argjentina aktivizoi Lionel Messi, Sergio Aguero dhe Angel di Maria në transfertën e Arabisë Saudite, por amerikano-jugorët nuk mundën të thyenin mbrojtjen vendase dhe u larguan me një barazim pa gola.

Në këtë ndeshje, Messi u “ribashkua” me ish-trajnerin e tij te Barça, Frank Rijkaard, tashmë me Arabinë, njeriu që i dha mundësinë e debutimit në ekipin e parë të katalanasve.

Kampionët e Botës dhe të Europës, Spanja, shpartalloi 5-1 Panamanë, pas golave të Pedro-s, dopietë, David Villa-s, Sergio Ramos dhe Markel Susaeta.

Sulmuesi i Liverpool, Luis Suarez, shënoi golin e tretë për Uruguajin, teksa këta fituan 3-1 në Poloni, ndërsa ish-sulmuesi i Chelsea, Didier Drogba, shënoi gjithashtu në fitoren e Bregut të Fildishtë 3-0 ndaj Austrisë.

Christian Benteke kaloi në avantazh Belgjikën kundër Rumanisë, përpara se vendasit ballkanas të përmbysnin gjithçka në 2-1.

Sulmuesi i Arsenalit, aktualisht i huazuar te Juventus, Nicklas Bendtner, shënoi nga 11-metërshi për Danimarkën, në barazimin 1-1 me Turqinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA