Goli i pabesueshëm i Zlatan Ibrahimovic
15/11/2012 11:10
Zlatan Ibrahimovic “shkatërroi” Anglinë në miqësoren e ditës së mërkurë me katërgolëshin e tij (4-2), njëri prej të cilëve mund të jetë goli më i bukur i parë ndonjëherë në fushat e futbollit.
Sulmuesi shtatlartë shënoi me roveshatë nga një distancë prej 32 metrash, pasi portieri Hart kishte dalë nga porta.
Kapiteni i Anglisë, Steven Gerrard, tha pas takimit: “Është goli më i bukur që kam parë ndonjëherë. Nuk kam çfarë të shtoj për atë që pashë sot.”
“Një roveshatë nga 32 metra me topin 2 metra lart nuk bëhet nga kushdo. Është një veprim i jashtëzakonshëm nga një futbollist i jashtëzakonshëm”, shtoi mesfushori i Liverpool.
Top Channel