Brazili, barazim në ndeshjen numër 1000
15/11/2012 09:40
Kolumbia prishi festën e ndeshjes numër 1000 të Brazilit pasi në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Nju Xhersi (SHBA) skuadra e Radamel Falcao arriti të barazojë 1-1.
Kolumbianët shënojnë të parët në minutën e 43 me anë të Juan Guillermo Cuadrado, por barazimi erdhi në pjesën e dytë për brazilianët me anë të Neymar (’63).
Në minutën e 80, Neymar humbi një 11-metërsh për Seleçaon duke e dërguar topin sipër traversës.
Gjithsesi, barazimi ishte i drejtë pasi Kolumbia luajti një futboll të bukur, ndryshe nga Brazili që nuk pati shumë raste edhe pse luajti me formacionin bazë.
Top Channel