Rama nderohet në Gjakovë

13/11/2012 00:00

Kryetari i Partise socialiste Edi Rama mori  titullin e mirenjohjes nga Komuna e Gjakoves. Ky titull iu dorezua nga kryetari i komunes Pal Lekaj me motivacionin për “Mirenjohje per kontributin e dhene ne politiken  kombetare dhe zhvillimin e pluralizmit politik”.

Edi Rama zgjodhi t’i dhuroje kesaj komune, po te njejtin simbol qe i dhuroi Sekretares Amerikane te Shtetit Hilari Klinton…

“Une jam i bindur tanime qe jane kryer 100 vjet te pavaresise se shtetit ame dhe kur vite te tjera sfidash jane perpara, ne kemi nje shans dhe nje detyrim historik qe lirine, qe tanime e kemi ne te dy anet e kufirit, ta kthejme ne nje fuqi te madhe trasnfromimesh, kemi nevoje te projektojme nje te ardhme qe jo vetem permiresimet e infrastruktures por ekonomia jone te shihet si nje terren mundesish te perbashketa ku siguria jone energjitike te jete nje qellim i perbashket, ku administrimi i pasurive natyrore te jete pjese e strategjise se perbashket, ku oferta jone turistike te mos kufizohet nga kufiri zyrtar, te mos harrojme periudhen e viteve ‘20-30 ku harta turistike perfshinte edhe Kosoven”.

Edi Rama celi ne Gjakove ekspoziten me shume flamuj, një “Itinerar Historik 1912-2012”,  ne kuader te 100-vjetorit te pavaresise.

Ekspozita u cel ne Pallatin e Kultures “Asim Vokshi” dhe do te qendroje e hapur deri me 14 nentor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB