Lamtumirë gjyqtarit Pjetrushi
13/11/2012 00:00
Qyteti i Lezhës dhe Federata Shqiptare e Futbollit i kanë dhënë lamtumirën e fundit gjyqtarit Rigers Pjetrushi i cili pësoi vdekjen pas një aksidenti tragjik në Gjirokastër.
Të martën në ambientet e stadiumit “Brian Filipi” në Lezhë janë zhvilluar homazhe për 32-vjecarin, ku përvec qytetarëve të Lezhës kanë qenë të pranishëm edhe drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe kolegët e Pjetrushit.
Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës. Makina e gjyqtarëve të ndeshjes Luftëtari-Kastrioti i përplas me një taksi nga ku mbetën të vdekur 2 persona mes të cilëve dhe gjyqtari 30-vjecar Rigers Pjetrushi.
Top Channel