Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi Pamje të fundit satelitore të regjistruara nga një organizatë akademike
amerikane tregojnë se Koreja e Veriut ka kryer së fundmi disa teste në
një impiant raketash.
Instituti SHBA-Kore në Universitetin John Hopkins ka deklaruar se analizat e imazheve tregojnë se Koreja e Veriut vazhdon të zhvillojë raketa me rreze të gjatë veprimi.
Sipas burimit, është provuar se janë kryer të paktën dy teste të motorëve të raketave që pas dështimit në prill të lëshimit të një prej raketave, njoftoi instituti.
Peniani deklaroi se lëshimi i raketës në prill kishte si qëllim vendosjen e një sateliti në orbitë, operacion ky që u kritikua nga SHBA, Koreja e Jugut dhe Japonia.
“Që nga testi i dështuar, Veriu ka kryer të paktën 2, ndoshta edhe më shumë, eksperimente të motorëve të raketave në bazën Sohae Satellite Launching Station, më i fundit prej të cilëve daton në shtator 2012”, thotë një raport i institutit.
Prova duket se ka përfshirë “motorat me karburant të lëngshëm të fazës së parë”, si për mjetin e lëshimit të satelitit ashtu edhe për një raketë me rreze të gjatë, të parë për herë të parë në paradën ushtarake të këtij viti.
Gjithashtu, ka pasur të dhëna për ndërtimin e një impianti raketash për lëshimin e tyre në të ardhmen. Raporti sugjeron më tej se Koreja e Veriut mund të kryejë teste të tjera tani që zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara kanë përfunduar, ndërsa në Jug do të zhvillohen në dhjetor.
“Nëse testimi i motorëve të raketave ose ndërtimi i platformave të lëshimit janë në përgatitje për këto aktivitete mbetet e paqartë”, ka shtuar institucioni.
Top Channel