Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi Franca është vendi i parë perëndimor që njeh zyrtarisht si “përfaqësinë e vetme të popullit”, opozitën siriane.
Vendimi u bë publik nga presidenti Francois Hollande në një konferencë për mediat nga Parisi dhe mbërrin një ditë pas njohjes së koalicionit qeveritar edhe nga gjashtë vendet e Gjirit Persik.
“Ju njoftoj sot se Franca njeh Koalicioni Kombëtar Sirian si përfaqësuesin e vetëm dhe legjitim të popullit sirian si një forcë qeverisëse që do të ndërtojë të ardhmen demokratike të Sirisë”, deklaroi presidenti francez.
Opozita siriane u bashkua ditën e hënë me anë të një marrëveshje të nënshkruar në Doha të Katarit ku të gjitha fraksionet e saj u zotuan të bashkojnë forcat dhe koordinojnë rrebelimin në përpjekjet për të rrëzuar regjimin e Assad.
Siria është përfshirë që prej 20 muajsh në trazira që nisën me protesta masive e u përshkallëzuan në luftime të armatosura aq sa OKB vlerëson se tashmë kemi të bëjmë me një luftë civile që në raportet e saj thuhet se u ka marrë jetën të paktën 30 mijë personave dhe ka zhvendosur qindra-mijëra të tjerë.
Top Channel