Tjetër tërmet i fortë në Guatemala

12/11/2012 08:25

Një tërmet i fortë ka goditur sërish Guatemalën vetëm disa ditë pasi 52 njerëz humbën jetën nga tërmeti më i fortë në dekadat e fundit në vendin e Amerikës Qendrore.

Tërmeti i radhës ishte me magnitudë 6.1 ballë sipas shkallës Rihter dhe gjithashtu u ndje në El Salvador dhe Meksikë. Nuk ka raportime për viktima, por është krijuar panik mes popullatës.

Sipas ‘Prensa Libre’, presidenti Otto Perez Molina po mbante një bashkëbisedim me gazetarët kur nisën lëkundjet e forta. Menjëherë ai, zyrtarët dhe gazetarët u larguan nga Presidenca.

Tërmeti ra në orën 22:15 (me orën shqiptare).

Ditën e mërkurë një tërmet 7.2 ballë goditi Guatemalën duke shkaktuar 52 viktima dhe mijëra persona të tjerë mbetën të pastrehë.

Top Channel