Pikturat e “gjalla” të ushqimeve
12/11/2012 11:00
Këto ushqime mund të duken shumë të shijshme, por nëse do i provoni kanë shije kanavace pasi mishi, veza dhe ëmbëlsirat në foto janë në fakt piktura.
Veprat e mrekullueshme janë realizuar nga piktori hollandez Tjalf Sparnaay.
E veçanta e 58-vjeçarit është se kur pikturon i pëlqen të jetë nudo.
“Frymëzimi më vjen kur jam i zhveshur dhe bëj banjë të nxehtë”, shprehet Sparnaay siç publikon ‘The Sun’.
Top Channel