Një brez i ri sëmundjesh të rrezikshme mund të kërcënojnë racën njerëzore duke u përhapur nëpërmjet qenve, maceve dhe kafshëve të tjera shtëpiake.
Shkencëtarët paralajmëruan në një studim të publikuar të henen se sëmundjet e transmetueshme nga kafshët tek njeriu mund të shndërrohen në një fenomen tejet problematik dhe të rrezikshëm për të ardhmen.
Studimi paralajmëroi se kërcënimi po bëhet gjithmonë e më serioz pasi kafshët shtëpiake po bëhen gjithmonë e më shumë pjesë e jetës së përditshme të pronarëve të tyre, përfshi qëndrimin në dhomat e tyre të gjumit.
Sëmundje si tërbimi, të cilat vlerësohet se i marrin jetën 55 mijë personave çdo vit në Afrikë dhe Azi, po përhapen gjithmonë e më shumë dhe së shpejti mund të mbërrijnë edhe në vendet e zhvilluara të ndodhura në kontinentet e tjera.
Studimi i udhëhoq nga Departamenti i Veterinarisë së Universitetit të Bristolit në Britaninë e Madhe.
“Në vendet e zhvilluara, marrëdhënia midis kafshëve shtëpiake dhe të zotëve të tyre është thelluar, me kafshët që gjenden gjithmonë e më shpesh në ambientet njerëzore. Si rrjedhojë, potenciali i ngjitjes së sëmundjeve të kafshëve është bërë gjithmonë e më i madh”, deklaroi profesori Micheal Day.
Top Channel