Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Kleriku mysliman Abu Qatada do të lirohet me kusht të martën, pasi ka fituar apelin në Komisionin e Posaçëm të Emigracionit.
Apeli i tij kundër dëbimit u mbajt pasi avokatët deklaruan se nuk do të kishte një gjyq të ndershëm në Jordani, ku akuzohet për planifikim atentatesh terroriste.
Gjithësesi, Abu Qatada do të jetë subjekt i kushteve të rrepta mbikëqyrëse, mes të cilave një shtetrrethim që do të hyjë në fuqi menjëherë pasi ai të lërë burgun Long Lartin në Uorçestershajër.
Sipas BBC, sekretarja britanike e Brendshme, Theresa May e ka cilësuar vendimin si “shumë të pakënaqshëm”. May u tha ligjvënësve se qeveria ka bërë gjithçka që kishte në dorë që të dëbonte Abu Qatada dhe se do të vazhdojë ta bëjë këtë.
“Qatada është një person i rrezikshëm, i dyshuar për terrorizëm dhe që akuzohet për krime të rënda në vendin e tij të lindjes, Jordani”, tha May.
Sipas saj, qeveria britanike ka siguruar nga qeveria jordaneze garanci, jo vetëm në lidhje me trajtimin e Qatada, por edhe për cilësinë e proçesit gjyqësor ndaj tij. “Për këtë arsye, ne do të kërkojmë shfuqizimin e apelit të sotëm”, shtoi May.
Ajo nënvizoi se qeveria do të vazhdojë të ndjekë të gjitha rrugët me homologët jordanezë, të cilët sipas saj kanë premtuar se asnjë provë e siguruar përmes torturës do të përdoret kundër predikuesit.
Abu Qatada, emri i vërtetë i të cilit është Omar Othman, do të jetë subjekt i disa kushteve që parashikojnë: lejimin e daljes nga shtëpia mes orës 08:00 dhe 16:00, mbajtjen e një byzylyku elektronik për sinjalizimin e vendndodhjes dhe kufizimin e personave që mund ta vizitojnë.
Top Channel