Tentoi të thyente bllokadën amerikane, avioni luftarak godet anijen me flamur të Iranit
Mbledhja e fraksioneve të përcara të opozitës siriane në Doha të Katarit përfundoi me një marrëveshje për të bashkuar forcat kundër regjimit të presidentit Bashar al Assad.
“Ramë dakord në disa pika thelbësore për të bashkuar formacionet tona në koalicionin kombëtar sirian, për të bashkuar forcat opozitare e për t’i dhënë një tjetër shtysë revolucionit”, deklaroi aktivistja e opozitës, pjesëmarrëse në takim, Suheir Atassi.
Dakordësia është rënë në parim, ndërsa bisedimet vazhdojnë për hartimin e një marrëveshje më të zgjeruar e të detajuar, për të cilën palët janë ende duke biseduar.
Opozita siriane është shumë e fragmentizuar. Dy janë qendrimet kryesore, për të përforcuar rezistencën e armatosur ndaj Assad dhe e dyta, qendrimi paqësor që kërkon uljen e armëve dhe nisjen e bisedimeve.
Megjithatë, qendrimi i dytë prej muajsh ka nisur të braktiset nga mbështetësit për shkak të luftës së përgjakëshme në vend dhe brutalitetit të forcave të regjimit të presidentit Assad.
Ky i fundit, në një intervistë për televizionin rus, RT deklaroi vendosmërinë për të “çliruar Sirinë nga terroristët”. Ai tha se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga pushteti dhe mohoi faktin se vendi është në luftë civile. Sipas tij, lufta është mes popullit sirian dhe terroristëve të mbështetur nga perëndimi dhe Turqia.
Top Channel