“I dashuri i gruas time”

11/11/2012 21:18

“I dashuri i gruas sime”. Është ky kreu i një letre, që u publikua me 13 korrik në rubrikën “Ethicist” të gazetës prestigjioze “New York Times”.

“Gruaja ime ka një histori me një prej drejtuesve të qeverisë, që punon për një projekt ndërkombëtar, – shkruan bashkëshorti i tradhëtuar anonim. Por, këto rreshta nuk shkaktuan asnjë reagim në atë kohë.

Pas dorëheqjes së kreut të CIA-s, David Petraeus, shkaku i së cilës kishte qenë një marrëdhënie jashtëmartesore, letrës i rikthehet drejtori i revistës “Foreign Policy”, i cili në Twitter ngriti pikëpyetjen, nëse letërshkruesi ishte bashkëshorti i Paula Broadwell, gazetare dhe autore e biografisë së David Petraeus.

Shumë e thjeshtë për të besuar, që autori i kësaj letre ishte Scott Broadwell, radiologu i Carlot, në Karolinën e Veriut. “E kam takuar në disa raste dhe ishte shumë i sjellshëm, – shkruante ai. – Dyshoj të jetë në dijeni, që unë kam mësuar për lidhjen e tyre, që u intensifikua vitin e kaluar”.

Duke patur frikë për shpërthimin e një skandali të mundshëm, ai shprehet: “Roli i këtij njeriu është të drejtojë projekte, progresi i të cilave shihet në të gjithë botën si dëshmi e lidershipit amerikan”.

Ai, përmes letrës së tij, i kërkon autorit të rubrikës “Ethicist”, Cak Klosterman, t’i japë një këshillë, të heshtë apo ta mbyllë këtë histori? Siç ndodh zakonisht, Klosterman këshilloi durim, por pa shkelmuar dinjetin e tij.

“Divorci, a mund të shkatërronte këtë iniciativë të lidershipit amerikan?”, – e pyet ai. “Dyshoj, pak a shumë, se ti e ke shkruar këtë letër, sepse dëshiron që personat e specifikuar ta lexojnë dhe me intuitë të kuptojnë, se cilët janë personat e përfshirë dhe se çfarë është ajo që po ndodh fshehurazi. Sërish, kjo nuk është etike”, – përfundon Klosterman.

Top Channel