Itali, arrestohen mjekët, trajtime të paautorizuara

10/11/2012 05:20

Doktorët e arrestuar janë pjesë e spitalit Policlinico në Modena. Ata akuzohen gjithashtu për korrupsion dhe përvetësim. Policia tha për mediat vendase, se ata kishin përfituar rreth 1 milionë euro.

Policia shtoi se hetimet, që do të vazhdojnë, ndaj tyre përfshijnë edhe investigimin e dy rasteve tragjike, me humbje jete, në këtë spital.

Një prej doktorëve është burgosur, ndërsa të tjerët janë në arrest shtëpie. Hetuesit “zbuluan një organizatë të mirëorganizuar të përbërë nga kardiologë dhe përfaqësues nga kompanitë e furnizimit me pajisje mjekësore, të implikuar në çështje biznesi të korruptuara”, thuhej në deklaratën e policisë, sipas AFP-së.

Hetimi përfshin gjithashtu 12 firma, 6 prej tyre të huaja, që furnizojnë me pajisje mjekësore.

Ata janë ndaluar të punojnë më në shërbimet shëndetësore shtetërore, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.

Ky hetim nisi pasi një grup i mbrojtjes së klientit po merrte njoftime anonime në lidhje me parregullsitë në spitalin në fjalë, sipas korrespondentit të BBC-së në Itali.

Autoritetet janë shqetësuar së tepërmi, teksa kanë nisur të shqyrtojnë praktikat mjekësore dhe financiare në këtë spital.

“Hetimi ka nxjerr në pah, nëse akuzat do të vërtetohen gjithmonë, se një numër profesionistësh nuk kanë respektuar rregullat”, tha ministri i shëndetësisë, Renato Balduzzi, sipas Associated Press.

Top Channel