BlackBerry 10, arma e re e spiunëve amerikanë

10/11/2012 14:50

Që tani e tutje agjentët sekretë amerikanë do të përdorin telefona celularë të markës “BlackBerry” dhe jo më iPhone apo modele të tjera.

Kjo, pasi zyra federale e informacionit ka deklaruar se, sistemi i kompanisë kanadeze është më i sigurt për shkëmbimin e informacioneve të rezervuara mes spiunëve.

Një mirënjohje e vërtetë kjo për kompaninë RIM, që vetëm para pak kohësh lançoi platformën BlackBerry 10.

Nëse sistemet Android, IOS dhe Windows Phone nuk kanë qenë në lartësinë e duhur, RIM ka pasur gjithmonë sigurinë një nga pikat e saj të forta.

Kështu, në modelin BlackBerry 10, në kartën e memories, sipër të dhënave të fshira do të mbishkruhen të dhëna të reja, në mënyrë që të mëparshmet të eleminohen përfundimisht.

Vendimi i agjencisë federale amerikane vjen në një moment të vështirë. Më 2 qershor, kompania kanadeze raportoi një rënie të mëtejshme fitimesh.

Bëhet fjalë për më shumë se 30% më pak në krahasim me tremujorin e mëparshëm, duke kaluar nga 4.8 milionë dollarë të fituar në tremujorin janar-mars në 2.8 dollarë të fituar tremujorin tjetër.

Në tërësi bëhet fjalë për një humbje prej 518 milionë dollarësh, për të mos harruar se në qershor u lajmërua shkurtimi i 5 mijë vendeve të punës. Gjithashtu, paratë kesh në arkat e kompanisë janë tharë.

Sipas analistëve, janë të pakta mundësitë për të nxjerrë në treg sistemin e ri operativ BlackBerry 10 dhe modelet e reja smartphone para vitit 2013.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA