BE, ngecin bisedimet për buxhetin 2013

10/11/2012 04:32

Komisioni i BE-së dhe Parlamenti Europian kishin kërkuar një rritje të buxhetit prej 6,8% në 2013-n. Por, pjesa më e madhe e qeverive donin ta limitonin rritjen në vetëm 2,8%.

Dështimi i bisedimeve i jep një goditje shpresave për një marrëveshje në lidhje me buxhetin 2014-2020, i cili do të diskutohet në fund të këtij muaji.

Mosmarrëveshja e së premtes ishte në lidhje me shtimin e më shumë se 9 miliardë euro në “fondet e emergjencës” për 2012-n, për të mbuluar buxhetet për edukim, infrastrukturë dhe projekte kërkimore.

Gjermania, Franca dhe disa qeveri të tjera vunë në dyshim fondet dhe ato 8 orë bisedime përfunduan pa asnjë marrëveshje.

“Në këto kushte, menduam se negociatat, që kishin nisur në 18:00, nuk mund të mbaronin gjatë kësaj nate”, tha kryenegociatori i parlamentit, Alain Lamassoure.

Në Parlamentin Europian, deputetët konservatorë britanikë u përplasën me Presidentin e këtij institucioni, Martin Schulz, një social-demokrat gjerman, në lidhje me shtimin e mbi 9 miliardë eurove për 2012-n. Gjatë këtij viti, buxheti ka qenë 129,1 miliardë euro, 1,9% më shumë se në 2011-n.

Top Channel