Twitter ndryshon fjalëkalimet “e hakuara”

09/11/2012 02:24

Disa llogari janë rrezikuar, ndërsa disa përdorues të tjerë kanë marrë e-mail, pasi Twitter u ka bërë padashje “reset” fjalëkalimeve të paprekura, njoftoi kompania.

E-mail-i i dërguar në një masë të gjerë individësh koinçidon me incidentet, që përfshinë disa llogari të personave të rëndësishëm, përfshi këtu edhe një llogari të BBC-së. Edhe organizata të tjera mediash, si TechCrunch, raportoi se është paralajmëruar.

Twitter nuk dha asnjë detaj mbi shkakun apo burimin e këtij rreziku, teksa nuk do të shpërndajë detaje, as për përmasat e këtij shqetësimi.

Në një deklaratë, thuhej: “Kur ne besojmë se një llogari mund të jenë rrezikuar, atëherë i bëjmë ‘reset’ fjalëkalimit dhe dërgojmë një e-mail drejt zotëruesit të llogarisë, ku e informojmë për këtë veprim dhe ku i kërkojmë krijimin e një fjalëkalimi të ri. Ky është një proçes rutinë për të mbrojtur përdoruesit tanë. Në këtë rast, ne mund t’i ndryshojmë padashje fjalëkalimet e shumë llogarive, përtej atyre që besojmë se janë rrezikuar. Ne kërkojmë falje për ndonjë shqetësim apo konfuzion, që ky veprim mund të ketë shkaktuar”.

Top Channel