Shtetet e Bashkuara të “racizmit”

09/11/2012 13:00

Një numër i madh amerikanësh mbetën të zhgënjyer kur i preferuari i tyre, republikani Mitt Romney humbi zgjedhjet.

Megjithatë, një pjesë e vogël e tyre, kaluan çdo kufi, duke përdorur në mënyrë të pajustifikuar rrjetet shoqërore për të lëshuar fyerje raciste ndaj Presidentit Obama.

Rrjeti shoqëror “Twitter”, realizoi një studim i bazuar mbi disa fjalë kyçe raciste, duke krijuar një hartë të prejardhjes së këtyre fyerjeve.

Jo rastësisht, shumica e këtyre deklaratave kishin ardhur kryesisht nga shtetet jugore, të konsideruara si bastione të republikanëve.

Arkansas dhe Misisipi, ishin dy shtetet kryesore me përqendrimin më të lartë të fyerjeve me sfond racist ndaj Obamës, siç tregoi studimi i nisur në datën 1 nëntor dhe që zgjati gjatë të gjithë javës së zgjedhjeve.

Në një prej statuseve të evidentuar nga “Daily Mail”, një përdorues në “Twitter”, shkruante për dëshpërimin e tij se si një njeri me “gjak të pastër amerikan”, humbi ndaj Obamës, ndaj të cilit vazhdonte një seri konsiderimesh të turpshme raciste.

Pa dyshim, liria e shprehjes, ndonëse nuk nënkupton diskriminimin racor apo të çfarëdoshëm, lejon edhe elementët më radikalë të popullsisë që të shprehin mendimet e tyre, pavarësisht se shumica dërmuese e amerikanëve, dhanë shembullin e tyre duke festuar fitoren e Obamës dhe pranuar humbjen e Romney në një mënyrë shembullore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA