Mastercard-i i ri, me ekran LCD dhe tastierë

09/11/2012 01:12

Karta e re ka butona që ndjejnë prekjen dhe aftësinë për të krijuar një “fjalëkalim të pandryshueshëm”, duke shmangur nevojën për një pajisje të veçantë, të domosdoshme shpesh herë për të kryer veprime bankare online.

Versionet e ardhshme të kësaj kartë mund të shfaqin informacione shtesë, si gjendja e mbetur e llogarisë.

Karta do të jetë e disponueshme nga janari, përpara se të qarkullojë globalisht.

Shumë prej bankave në botë u kërkojnë klientëve të futen në llogaritë e tyre online, duke përdorur një pajisje të vogël sigurie, e cila gjeneron një fjalëkalim të pandryshueshëm.

Shumë njerëz shihen të shfaqin shenja të pavolitshme rreth sigurisë së tyre, në sistemet me hyrje tipike “pseudonim dhe fjalëkalim”, duke parë se u duhet të mbajnë me vete pajisjet e vërtetësisë gjatë përdorimit të bankave online.

Karta interaktive Mastercard synon të zgjidhë këtë problem.

“Ne diskutuam për mënyrat se si ta bëjmë atë më të përshtatshme dhe akoma më të sigurtë për klientët tanë”, tha V. Subba nga Standard Chartered Bank, që bashkëpunon me Mastercard.

“Pyetja ishte: në vend që t’i dërgonim klientëve një tjetër produkt të rëndë, a mund të zëvendësonim ne diçka, që ekzistonte realisht në portofolin e tyre? Kjo na erdhi në mendje, sapo menduam për kartat e kreditit, të debitit dhe ato të bankomateve”.

Aktualisht, karta mund të shfaqë informacion të tillë si besnikëria apo pikët e shpërblimit, apo historinë e transaksioneve të fundit.

Top Channel