Lutjet shkaktojnë ulje emergjence

09/11/2012 11:20

Një avion i “United Airlines”, në fluturim nga Denveri në Uashington bëri ulje emergjence në orët e para të së premtes, pasi një prej udhëtarëve u ul dhe nisi të falej në korridorin e ngushtë midis ulëseve të avionit.

Sipas raportimeve, mashkulli i paidentifikuar, nisi të falej me zë të lartë në arabisht dhe ngjalli panik në bordin e avionit, duke bërë që të dyshohej si një terrorist i mundshëm.

Fluturimi “UA 662” ishte në fazën e uljes në kryeqytetin amerikan, por si rrjedhojë e kësaj të papriture, ndërroi kurs dhe realizoi një ulje të shpejtë në aeroportin më të afërt, në Virxhinia.

Pasi kapiteni i avionit deklaroi gjendjen e emergjencës, një eskortë policore u paraqit pranë “Boeing 757” dhe eskortoi besimtarin musliman jashtë kabinës për ta marrë në pyetje.

Nga të dhënat, i dyshuari nuk kishte asnjë lidhje me terrorizmin dhe vetëm po realizonte një prej pesë faljeve ditore të udhëzuara nga Kurani.

Në vitin 2008, një hebre ortodoks, i veshur në mënyrën e tij tradicionale dhe me mjekër, shkaktoi një tjetër ulje emergjence të një linje të “United Airlines” dhe u nxorr forcërisht, pasi nisi të falej dhe refuzoi të ulej pavarësisht se diçka e tillë iu kërkua për vetë sigurinë e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA