Itali, policia godet mafien e arit

09/11/2012 08:40

Policia italiane sekuestroi asete me vlerë minimale prej 200 milionë dollarësh, nga një rrjet i dyshuar i trafikimit të arit.

Më shumë se 250 banesa u kontrolluan imtësisht nga policia në të gjithë vendin, përfshi një vilë ku duket se u zbulua sasia e pabesueshme e arit dhe një shumë e papërcaktuar parash.

Rrjeti besohet se trafikonte lingotat e arit në Zvicër, pasi i blinte më parë në tregun e zi italian, me qëllim pastrimin e parave.

Sektori i arit është shndërruar në tejet fitimprurës si rrjedhojë e mungesës së ligjeve të qarta rregulluese dhe pjesëmarrjes së mafies në këto aktivitete.

Në total, të dyshuarit në këtë çështje janë 118.

Aktualisht, mbi rrjetin rëndon dyshimi se është i përfshirë në pastrim parash dhe shitje të bizhuterive të vjedhura.

Si pjesë e aktivitetit të tyre, ata shkrinin sasi të ndryshme ari në lingota, në disa farka artizanale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA