Irani tenton të godasë avionin amerikan

09/11/2012 00:30

Departamenti i mbrojtjes njoftoi se avioni i telekomanduar nuk u dëmtua në këtë incident, i cili ndodhi në hapësirën ajrore ndërkombëtare, më 1 nëntor.

Zëdhënësi i Pentagonit, George Little, tha se Presidenti është informuar mbi këtë çështje.

Vitin e kaluar, iranianët kapën një avion të telekomanduar amerikan, që sipas tyre kishte shkelur hapësirën ajrore të Iranit, dhe refuzuan ta kthenin mbrapsht atë.

Amerikanët thanë se avioni i telekomanduar kishte funksionuar keq.

Pas incidentit të fundit, Little tha se SHBA do të vazhdojë survejimin e kësaj zone.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë komunikuar iranianëve se, ne do të vazhdojmë të kryejmë fluturime survejimi mbi ujrat ndërkombëtarë të gjirit arab”, tha ai.

Little këmbënguli se avioni i telekomanduar nuk kishte hyrë kurrë në hapësirën iraniane.

Sipas Pentagonit, 2 avionë SU-25 diktuan avionin Predator dhe i gjuajtën disa herë.

Ata nuk mundën ta rrëzonin atë, ndaj dhe avioni u rikthye sërish në bazë.

Zyrtarë të mbrojtjes kanë si politikë të tyren moskomentimin e misioneve të vëzhgimit, por thanë se mund të japin detaje këtë herë, për shkak të raporteve të mediave rreth kësaj çështjeje.

Top Channel