Heqja përfundimtare e syzeve me rreze lazer

08/11/2012 17:25

Për disa njerëz, të mbajturit e syzeve optike janë një trend, por për disa të tjerë ideja për t’i pasur gjithë jetën u shndërrohet në një makth të vërtetë.

E nëse deri para pak vitesh ky makth mund të të shoqëronte përgjithmonë, tani ka një zgjidhje për t’u dhënë lamtumirën syzeve optike. Metodat më të fundit të shkencës nga kirurgjia refraktive kanë sjellë aplikimin e ndërhyrjeve me rreze, siç është metoda lasik dhe lasek.

Në Spitalin Amerikan në Tiranë, mundësia për të korrigjuar numrin e syzeve përmes kësaj ndërhyrjeje me rreze tashmë është një rutinë. Të gjitha rastet janë realizuar me sukses të plotë. Lasek dhe lasik janë ndërhyrje kirurgjikale që zgjatin vetëm 15 minuta dhe që eleminojnë në mënyrë përfundimtare nevojën për të mbajtur syze apo lente kontakti.

Është një aplikim mjekësor i udhëhequr nga një pajisje kompjuterike që mirëkontrollon lëshimin e rrezes lazer. Rreze, e cila përdoret për korrigjuar defektet e sipërpërmendura.

Kirurgjia refraktive përfshin një sërë të procedurave kirurgjike edhe me lazer, me të cilat korrigjohen defekte si hipermetropina, miopina dhe astigmatizmi.

Rezultati i kesaj kirurgjie është i madh si për defekte të vogla ashtu edhe për defekte të mëdha refraktive, duke përfshirë edhe astigmatizmin.

Strabizmi

Rioni është katër vjeç. Ai është një fëmijë shumë aktiv dhe i zgjuar, por pak muaj më parë prindërit vërejtën disa probleme me shikimin e tij.

Pas një vizite që Rioni kreu në Spitalin Amerikan, rezultoi se vuante nga strabizmi, një patologji që ka të bëjë me devijimin e syve.

“E çuam tek Spitali Amerikan dhe aty na këshilluan t’i vinim djalit syze optike për korrigjimin e syve”, tregon babai i 4-vjeçarit.

2 muaj pas trajtimit me syze optike, Rioni shfaq një përmirësim të dukshëm. Babai i tij tregon se mjekët japin garanci të mirë për shërimin e strabizmit.

Devijimi i syve, apo strabizmi nuk është thjesht një anomali estetike, por në pjesën më të madhe të rasteve flet për çrregullim të rëndë të shikimit. 2-3% e fëmijëve paraqesin strabizëm, i cili mund të jetë i lindur apo është i fituar gjatë viteve të para të jetës.

Defekti mund të korrigjohet me mbajtjen e syzeve optike ose në rastet kur terapia nuk ka rezultate të mira apo defekti është shumë i theksuar, kryhet ndërhyrje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA