“Ferrari” në ar për pasanikët aziatikë

08/11/2012 00:00

Ndonëse e gjithë bota është përfshirë nga kriza financiare, në Kinë shpenzimet e luksit duket se nuk kanë të ndalur.

Kështu, në superfuqinë aziatike është prezantuar në panairin Expo Wedding një objekt që shumë vetë do të dëshironin ta kishin në versionin orgjinal, e jo më të zbukuruar.

Bëhet fjalë për një makinë sportive tip “Ferrari”, e larë e tëra në ar për të kthyer në realitet fantazitë e pasanikëve aziatikë.

Makina është prezantuar në panairin që po zhvillohet në Sheniang dhe nuk ka vonuar të tërheqë vëmendjen e vizitorëve dhe objektivat e fotografëve.

Top Channel